
Mercedes vijon dominimin e tij në Formula 1. Lewis Hamilton fitoi “pole position” në Çmimin e Madh të Monakos duke e përshkuar pistën me kohën fantastike 1 minutë 10 sekonda e 156 të mijëtat.
Piloti britanik dha maksimumin e tij në sesionin e fundit të provave kualifikuese të kësaj ndalese duke e çuar në 85 numrin e “pole position” të fituar në karrierë deri tani. Padyshim, në vendin e dytë u pozicionua piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Botas me vetëm 86 të mijëtat më shumë se kampioni i botës në fuqi.
Ndërsa vendi i tretë ishte për holandezin Max Verstappen.
Ferrari zhgënjeu edhe këtë radhë dhe rezultati më i mirë i Kokëkuqes në këto prova zyrtare ishte vendi i katërt i Sebastian Vettel me 781, ndërsa Leclerc që ishte para publikut të tij do të niset nga vendi i 16 për shkak të strategjisë krejtësisht të gabuar të skuadrës së Ferrarit.
Top Channel