Sergio Ramos po mendon seriozisht të ardhmen e tij te Real Madrid. Sipas sportives spanjolle “AS”, kapiteni 33-vjeçar ka parë disa situata në klub të cilat nuk i kanë pëlqyer dhe që i kanë sjellë një “konsumim”.
Mendohet se problemi i qendërmbrojtësit është me Presidentin e klubit, Florentino Perez, me të cilin ka pasur një debat të fortë në dhomat e zhveshjes mbrëmjen e 5 marsit, pas eliminimit të Real Madrid nga Ajax, në Champions League.
Kur Presidenti kritikoi ashpër ekipin pas humbjes, Ramos I doli në mbrojtje shokëve të skuadrës. Në këtë moment, Presidenti I tha kapitenit se kishte marrë shumë ditë pushimi.
“Kam dhënë maksimumin për këtë klub dhe për ty, por nëse do, më paguaj dhe unë iki”, është përgjigjur Ramos.
Shokët e tij menduan se me kohën situata do të qetësohej, por marrëdhënia mes kapitenit dhe Presidentit vazhdon e njëjtë dhe praktikisht nuk kanë kontakt me njëri-tjetrin.
Top Channel