Kendall Jenner, Eva Longoria dhe Adriana Lima ishin mes yjeve të Kanës natën e mbrëmshme, por ishte një i ftuar misterioz, ai që vodhi të gjithë vëmendjen në tapetin e kuq.

Imazhet që të prekin në zemër tregonin një burrë të veshur me kostum, që ulet në gjunjë për t’i propozuar shoqërueses së tij, me paparacët që nxitojnë të fiksojnë në celuloid çiftin.

Fatmirësisht për të, partnerja tha “Po” dhe ata ndanë një puthje plot pasion, përballë një turme njerëzish në Festivalin e famshëm të Filmit.

Gruaja, me fustanin e gjatë të kuq, pa e emocionuar propozimin, iu buzëqeshi fotografëve dhe e shijoi momentin prekës.

Në të njëjtën kohë, të tjerë të ftuar në Kanë e humbën skenën dhe pozonin për fotoprapa çiftit të lumtur, që pas puthjes pasionante ngjitën shkallët e teatrit të kapur dorë për dore.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA