Nga fjalët, te veprat. Pas lajmit të mirë të daljes nga sanksionet e UEFA-s, Interi është hedhur në sulm për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Pas një heshtjeje të gjatë, tashmë operacioni për Lukakun ka nisur zyrtarisht në aksin Milano-Manchester, mes zikaltërve dhe “djajve të kuq”.

Qendërsulmuesi belg ka qenë një lojtar i preferuar nga Antonio Conte dhe nuk është aspak çudi që Beppe Marotta dhe Piero Ausilio po tentojnë fort për ta sjellë atë në “San Siro”.

Por, United investoi plot 74 milionë euro për ta rrëmbyer atë nga Evertoni gjatë vitit 2017 dhe, për ta shitur sot, klubi nën pronësinë e familjes Glazer nuk ka ndërmend të heqë dorë nga të paktën 50 milionë euro, në mënyrë që pas vlerës së “amortizimit” të mund të barazojë bilancin.

Ndërkohë, për të plotësuar interesat e të dyja klubeve, zikaltrit kanë një plan, në të cilin bëhet pjesë edhe shkëmbimi i Ivan Perisiç. Kroati, i cili edhe në të kaluarën ka qenë në shënjestrën e United, mund të nxirret në shitje për 30 mln euro.

Në këtë situatë, Interi mund të jetë i gatshëm të ofrojë edhe 30 mln euro të tjera “cash” për arkat e klubit britanik, në mënyrë që shkëmbimi të realizohet. Për këtë duhet pritur hapja zyrtare e merkatos së verës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA