Kjo vajzë është 19 vjeç dhe përdor çdo ditë linjën e autobusëve të Tufinës për të shkuar në shkollë. Sipas saj autobuzit i duhet rreth një orë që të mbërrijë në qendër, ndërkohë që është i tejmbushur.
“Po pres autobuzin pasi më duhet të shkoj në qender pasi jamë studente dhe më duhet të shkoj në mësim. Një orë një orë e pak. Është shumë e tmershme faktikisht. Ka shumë njerëz dhe ne ngjeshemi ç do ditë duke krijuar edhe konflikte me njëri tjetrin. Unë ngrihem në 6.30 bëhem gati dhe nxitoj për ta kapur autobuzin , me shpresën se do të kap të parin se nëse ai më ikën më duhet edhe shumë kohë që të pres tjetrin dhe nuk kam shkuar asnjë ditë në orën fiks në shkollë”, tha Rilda Shima, studente.
Ne shoqëruam studenten në udhëtimin e saj drejt qendrës. Dhe vajza kishte të drejtë. Autobuzi po shpërthen nga fluksi i njerëzve, aq sa nuk mund të mbyllen as dyert. Pavarësisht se kapaciteti i lejueshëm në një autobus shkon deri në 40-50 vende, këtu shohim dyfishin e pasagjerëve.
Një tjetër shkelje që vihet re në këtë linjë është mungesa e uniformës së fatorinos dhe të shoferit. Madje, as biletën e urbanit, ky fatorino nuk ta ofron.
“Tani jemi në fillim të rruges ë Dibrës dhe ora është 7.30”, tha Rilda Shima, student.
Teksa shoqërojmë studenten, jashtë bie shi. Autobuzi nuk ka sistem ajrimi, por ka hapur dritaret për qarkullimin e ajrit.
Fatorino dhe shoferi tashmë e kanë kuptuar që po filmohen nga ekipi ynë, dhe për këtë shtuan shpejtësinë e lëvizjes së mjetit.
“Tani që mbritëm ora është 7.43 minuta . Ne sot mbërritëm më hetrët se ditët e tjera pasi ata kuptuan që ishte një kamera që po filmonte dhe ecën pak më shpejtë. Nëse nuk do të ishte një kamer rruga do të zgjaste një orë e pak”, tha Rilda Shima.
Top Channel