Nga kjo e hënë, një hapësirë dedikuar Tiranës do të vijë çdo ditë në Top News.

“Ora e Tiranës”, nën moderimin e Fjoralba Ponarit, për 15 minuta, vjen si një guidë për kryeqytetin.

Destinacionet më tërheqëse. Histori suksesi. Të rinj e të reja me nisma të veçanta, dhe reportazhe nga e përditshmja e jetës urbane.

Rrugëtimi nis me një ndalesë në muzeun më të ri në Tiranë, shtëpia ku ka jetuar dhe ka shkruar veprat e tij më të njohura Ismail Kadare.

Nga e hëna deri të premten në ora 17.00, Tirana ju vjen ne ekran, ndryshe nga c’e keni parë deri më sot

Top Channel