Jonida Maliqi entuziazmoi të pranishmit në arenën ku u zhvillua nata finale e Festivalit europian të Këngës, “Eurovision”, në Tel Aviv të Izraelit, me këngën e kënduar në shqip “Ktheju Tokës”, teksa shorti i kishte përcaktuar radhën e dytë nga nisja.

Faqja zyrtare e “Eurovision”-it në Facebook dha disa sekuenca të interpretimit, vetëm 29 sekonda, shoqëruar me përshkrimin: Jonida Maliqi na ofroi të gjithë ndjeshmërinë e saj.

Albania – Jonida Maliqi – Ktheju tokës

?? Albania's Jonida Maliqi is giving us all the feels.

Posted by Eurovision Song Contest on Saturday, May 18, 2019

Megjithatë, siç vëren BBC në një analizë të shkurtër pas performancës së këngëtares shqiptare, asnjë vend që ka kënduar i dyti në natën finale të “Eurovision”-it nuk ia ka dalë mbanë të fitojë kompeticionin.

“Ky është një lajm i keq për Jonida Maliqin e Shqipërisë, – thuhet në komentin e Neil Smith, reporterit të BBC-së nga Tel Avivi, – kënga vajtuese e së cilës, Ktheju Tokës, vështirë se do të trondisë dikë sa për ta votuar në mënyrë të konsiderueshme”.

“Çdo këngë, çdo lot është veç një suvenir i hidhur, – thoshte mes notave të saj këngëtarja shqiptare. – Ke humbur identitetin, ndaj kthehu në shtëpi tani”, citohen disa nga vargjet e muzikës.

Jonida i dha asaj fuqi dhe shqiponja gjigante ishte diçka e gjetur, sipas Neil Smith. Por, ai shton se “kjo nuk duket të jetë kënga që do t’i japë fund shterpësisë 15-vjeçare të Shqipërisë”.

Nga mijëra artistë që regjistruan këngët e tyre, vetëm 26 mbetën në garë për trofeun e sivjetshëm. Sipas parashikimeve, Holanda dhe Australia mund të duelojnë për suksesin.

Top Channel