Ai është ministër i Brendshëm i Republikës së Italisë, por nuk mundet ta fshehë edhe faktin e të qenit një tifoz i zjarrtë i Milanit. Së fundi, Matteo Salvini ka dhënë një deklaratë të fortë në kanalin Youtube të gazetarit të famshëm Mauro Suma.

“Herën e parë që shkova të bëja tifo për Milanin ka qenë në Serie B. Ishte ndeshja Cesena-Milan, pikërisht në kohën që po eksploroja futbollin. E kam nisur duke vuajtur. Tifozët kuqezi janë gjëja më e bukur në botë. Sivjet isha i pranishëm në transfertën e Athinës (Olympiacos-Milan), ku bëmë një figurë të tmerrshme. Kisha marrë me vete për herë të parë edhe djalin tim”, tregon ministri i Brendshëm italian, Salvini.

Sipas tij, jo gjithmonë ajo që jepet në fushë korrespondon me entuziazmin që ofrojnë mbështetësit nga shkallët e stadiumit.

“Nëse dikush do të largohej nga ata që janë aktualisht nuk do të dëshpërohesha. Sigurisht që nuk do të më vinte keq të përfshija edhe tifozët në këtë mes. Por, tashmë duhet të mposhtin Frosinonen”, u shpreh Salvini.

Deklaratat e ministrit të Brendshëm janë dhënë pikërisht përpara një ndeshjeje të lehtë në letër të Milanit (ndaj Frosinones nuk pranohet asnjë rezultat veç fitores), që gjithsesi do të ketë sy e veshë nga Torino, aty ku Juventusi do të duhet të mposhtë Atalantën në ndeshjen që simbolizon edhe ngritjen e trofeut kampion për këtë vit, pasi vetëm me këtë kombinim rezultatesh do të mund të shpresohet për pjesëmarrje në Champions vitin e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA