Anastasija Raznatovic është vajza e Zeljko Raznatoviç, i njohur edhe si Arkani, serbi i akuzuar për krime lufte.

Arkani u vra në vitin 2000, përpara se të përballej me gjykatën e OKB për krime lufte në lidhje me gjenocidin ndaj mijëra kroatëve dhe boshnjakëve në fillim të viteve ’90.

Por, pavarësisht lidhjeve me vrasjet dhe krimin e organizuar, familja e tij ka shijuar një stil luksoz jetese. Vajza e tij 19-vjeçare shihet mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ekspozon shpesh edhe momente nga jeta luksoze që bën.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel