Studimi, ҫiftet që i konsumojnë vaktet bashkë janë më të lumtur!

16/05/2019 11:55

Një studim britanik i Fondacionit të Martesës zbuloi se ҫiftet të cilët i konsumojnë vaktet së bashku janë më të lumtur sesa ata që ulen secili më vete.

67 % e të pyeturve thonë se ndihen më mirë kur konsumojnë diҫka në praninë e njeri-tjetrit. Por gjithmonë e më tepër, angazhimet e jetës moderne bëjnë që oraret e drekës apo të darkës të mos jenë të përkojnë. Sidomos kur pas martesës vijnë edhe fëmijët, bëhet gjithmonë e më e vështirë që e gjithë familja të ulet në të njëjtën kohë për të ngrënë.

Madje prindërit që kanë fëmijë nën 7 vjeҫ e kanë më të vështirë të gjejnë kohë për njeri-tjetrin. Studimi thekson se ndarja  e ushqimit është po aq e rëndësishme sa një jetë e mirë seksuale. Një e treta e çifteve të martuara dhe 28% e atyre që bashkëjetojnë treguan se i konsumojnë së bashku vaktet kryesore. Ndërkohë që 1/5 e ҫifteve të martuar dhe 1/4 e atyre që bashkëjetojnë nuk kanë mundësi që të ulen në tryezë së bashku. Ekspertët treguan se neglizhenca dhe mërzitja ndaj partnerit ishin dy ndër shkaktarët që e dëmtojnë më shumë martesën.

Po ashtu ҫiftet duhet të distancohen edhe nga telefoni apo televizori gjatë kohës që janë duke ngrënë ushqim. Një tjetër studim anglez, me rreth 4.000 familje tregoi se vetëm 14 % e ҫifteve nuk i mbajnë celularët në tryezë.

 

Top Channel