Rrjeti social Facebook ka njoftuar se do të kufizojë mundësinë për transmetim të drejtëpërdrejtë pak para mbajtjes së një samiti për ekstremizmin “online”, që është organizuar pas sulmeve në dy xhami në Kristçërç të Zelandës së Re.
Gjiganti teknologjik ka thënë se fillimisht do të ketë paralajmërime për shkelje të rregullave të reja të Facebook-ut. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, i ka konsideruar këto masa “si hapa të mirë”. Në muajin mars, një i vetëquajtur supremacist i bardhë sulmoi dy xhami në Kristçërç, duke lënë të vdekur 51 persona. Ardern, së bashku me Presidentin francez, Emmanuel Macron do të drejtojnë samitin që ka për qëllim që të koordinojë përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund përdorimit të mediave sociale për të organizuar dhe promovuar ekstremizmin.
Liderët politikë nga Evropa, Kanadaja dhe Lindja e Mesme do të takohen me përfaqësues të kompanive si Facebook, Google dhe Twitter për të publikuar një deklaratë që bën thirrje për eliminimin e materialit terrorist.
Facebook-u është zotuar se do të shpenzojë 7.5 milionë euro në teknologji dhe bashkëpunim ashtu që përbajtja e ndaluar të fshihet automatikisht.
“Qëllimi ynë është që të minimizojnë abuzimin në transmetim të drejtpërdrejtë derisa iu lejon njerëzve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi çdo ditë”, është thënë në deklaratën e kësaj kompanie.
Top Channel