Kaos në futbollin anglez, Lampard “ndez zjarrin” dhe shkaktoi një konflikt masiv në fushë, në Southampton. 20/12 19:28
Në Itali e bëjnë fakt të kryer. Elseid Hysaj po përgatit tashmë largimin në fund të këtij sezoni, e me shumë gjasë është në listën e shitjeve të skuadrës së Napolit.
E gjithë kjo, për shkak të një prapaskene.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk ka pranuar që të jetë zëvendësues në skuadër, ndaj dhe ka ardhur ky vendim për largimin e tij.
Deri më tani, dy janë pistat që shtrohen për të ardhmen e mbrojtësit kuqezi: Roma dhe Interi, ekipe që kanë shprehur me kohë dëshirën për të pasur shërbimet e shkodranit.
Top Channel