Lind në një Flixbus, fëmija do të udhëtojë falas deri në moshën 18 vjeçare

14/05/2019 14:14

Autobusi ishte nisur nga Barcelona për të arritur në Bruksel, por në Francë i`u desh të ndalonte urgjentisht për të pritur lindjen e një bebe.

Vajza e vogël Zenep erdhi në botë të mërkurën më 8 maj në një autobus, midis Parisit dhe Lilë. Nëna e saj po udhëtonte në një Flixbus që po largohej nga Barcelona për të shkuar në Bruksel, por në gjysmë të rrugës i plasin ujërat.

Shoferët bëjnë menjëherë një ndalesë emergjente në një stacion shërbimi në Ressons (në departamentin e Oise) në orën 3:30 të mëngjesit, dhe njoftojnë shërbimet emergjente pë të siguruar që gjithçka të shkonte për më mirë.

Lindja ka qenë e suksesshme, Zenep është transferuar së bashku me prindërit e saj në një spital në Compiègne aty pranë. Mami dhe vajza kanë shëndet të shkëlqyeshëm dhe për të festuar fundin e lumtur, kompania ka vendosur t’i japë fëmijës udhëtime falas deri në moshën madhore.

Top Channel