Roger Schall (1904-1995) ishte një fotograf francez i famshëm i viteve ’30 dhe ’40. Ai ka punuar në të gjitha disiplinat e fotografisë së modës, portretet, aktualitetin,  jetën e parisienëve dhe reportazhe të shumta fotografike që janë botuar në revistat më të mira ndërkombëtare si ‘Vu’, ‘Vogue’, ‘Life’ dhe ‘Paris-Match’.

Ai ka mbuluar shumë ngjarje aktuale dhe në veçanti e ka përqendruar vëmendjen e tij në jetën në Paris, subjektin e tij të preferuar.

Nga qershori 1940 deri në gusht të vitit 1944, Schall fotografoi kryeqytetin francez të pushtuar nga gjermanët, duke i fshehur negativët e tij në mënyrë që ata të mos gjendeshin. Schall gjithashtu dokumentoi Parisin e pas luftës dhe vazhdoi të punonte si fotograf në vitet 1970. Ai e braktisi fotografinë në vitin 1967, duke i kushtuar vëmendje pikturës dhe administrimit të arkivave të tij, që përfshinte rreth 100,000 imazhe.

Top Channel