Shqipëria do të përfshihet nga moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga nesër priten reshje të dendura shiu, ja qarqet më të rrezikuara
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Twitter, ka lajmëruar se do të dali në një konferencë për shtyp, ditën e sotme, në orën 14:00.
Kryeministri në deklaratën e tij shkruan: “ Në 14:00 me gazetarët për të komunikuar me opinionin publik në këto momente, ku një grupim i dëshpëruar politik orvatet , më kot të imponohet përmes dhunës së verbër, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta. Qetësi dhe vendosmëri për Shqipërinë që duam.”
Këto ishin fjalët e Kryeministrit të vendit, i cili iu drejtohet protestuesve si një grupim i dëshpëruar politik i cili orvatet më kot, i imponuar përmes dhunës së verbuar, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta.
Edi Rama e ka mbyllur këtë lajmërim duke shtuar në fund “qetësi dhe vendosmëri për Shqipërinë që duam.”

Top Channel