Manchester City është shpallur sërish kampion i kampionatit anglez të futbollit, Premier League, pas një gare dramatike të gjatë 38 javë, që u vendos vetëm në 90 minutat e fundit.

Pikërisht këtë të dielë, kur ekipi i Pep Guardiolës impenjohej në transfertën e Brightonit, ndërsa rivalët e vetëm për titullin, Liverpool priste në shtëpi Wolvesin, City tregoi se kur gjithçka është në duart e tij nuk e shpërdoron rastin.

Edhe pse Brighton kaloi i pari në avantazh pas 27 minutash lojë, Manchester City u kundërpërgjigj shumë shpejt me dy gola brenda pjesës së parë, të shënuara nga Aguero dhe Laporte, përpara se Mahrez dhe Gundogan të thellonin edhe më shumë fitoren vendimtare për titullin kampion.

Liverpooli, nga ana e tij bëri gjithçka mundej, duke kryesuar vetëm për pak çaste renditjen në javën e fundit të Premier League. Fitoi edhe ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Wolvesit me rezultatin 2-0, me dy gola të shënuara nga Sadio Mane, por kjo nuk mjaftoi që “The Reds” të rikthenin titullin e shumëpritur në “Anfield Road”, pasi City fitoi ndeshjen e tij në “Etihad Stadium” dhe e mbylli sezonin në kuotën e 98 pikëve, përkundrejt 97 të ndjekësve.

FOTO GALERI
24/27

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA