Një nënë e dëshpëruar kërkon ndihmë, pas frikës se djaloshi i saj dy vjeçar do të kthehet në një “statujë prej kockash”, për shkak të një sëmundje tepër të rrallë dhe deri më tani të pashërueshme.

Timofey Pavlenko vuan nga sëmundja Fibrodysplasia ossificans progressiva, e njohur si “sindroma e njeriut prej kocke”, e cila dalëngadalë e përdredh trupin derisa arrin të shkrihet dhe të mpikset në vetvete.

Nëna e djaloshit 2-vjeçar, Svetlana, nga Siberia, po kërkon për ndihma, që në këtë mënyrë të kryej një vizitë e cila do të lehtësojë vuajtjet.

Kjo lloj sëmundje do të çojë Tomfeyn të dergjet në shtrat rreth moshës 20-vjeçare, ndërkohë që jetëgjatësia e tij mund të shkojë rreth të dyzetave.

Janë diagnostifikuar rreth një mijë persona në të gjithë botën, me këtë sëmundje të pazakontë, për të cilën nuk është gjendur ende një kurë shëruese.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel