Risjellja në ekranin e madh të Aladinit, ka qenë për Uill Smith një nga eksperiencat më të këndshme të karrierës së tij. Smith, i ka shtuar edhe një prekje personale dhe pak hip-hop apo rep, xhindit të famshëm që del nga një llambë e gjetur në një shpellë thesaresh.

Producenti Daniel Lin, regjisori Guy Ritchie, pjesëtarët e kastit, Mena Massoud, Naomi Scott, Uill Smith dhe Marvan Kenzari, morën pjesë në premierën e Aladinit të risjellë nga Disney, në Londër.  Vetë Smith rrëfen se fillimisht ka hezituar t’i jepte zë xhindit pasi do të vihej në gjurmët e komedianit të ndjerë Robin Uilliams, që ishte zëri i karakterit në filmin e animuar të vitit 1992.

“Ky film kërkonte këngë, kërcim, rep, aktrim, dramë, komedi dhe efekte speciale. Është gjithçka për të cilën unë kam trajnuar veten të bëj gjatë 30 viteve karrierë. Është një nga eksperiencat më të këndshme të jetës sime”, tha Will Smith.

Aladini i ri, pason atë të 1992 ku personazhi kryesor bie në dashuri me princeshën Jasminë, por regjisori Gay Ritchi, thotë se historia duhet apdejtuar.

“Duhej një injeksion jete dhe freskie, por në të njëjtën kohë respekt dhe nostalgji për filmin ikonik origjinal. Dhe unë e gjeta një balancë diku. Duhet të shtosh përbërës të rinj në mënyrë që rikthimi t’ia vlejë”, tha Guy Ritchie.

Aladini është risjellja e fundit në formën live-action nga Disney, që i është rikthyer edhe filmave të vjetër të animuar si Libri i Xhunglës, Dumbo e po planifikon edhe një version të ri të Mbretit Luan, për këtë verë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel