Fëmija i katërt i Kardashian-West vjen në jetë me nënë surrogate (Foto)

10/05/2019 23:44

Kim Kardashian pushton kopertinat e revistave rozë më së shumti për format e saj të bollshme fizike, por këtë të premte, ylli i shfaqjeve televizive, tashmë 38 vjeç, njoftoi lajmin e gëzueshëm të ardhjes në jetë të fëmijës së katërt me Kanye West, një djalë i shëndetshëm.

Fëmija i katërt i çiftit, që ka edhe dy vajza dhe një djalë, respektivisht North 5 vjeç, Chicago 15 muajshe dhe Saint 3 vjeç, ka ardhur në jetë nga një nënë surrogate.

“Ai është këtu dhe në gjendje perfekte”, shkroi ylli i “Keeping up with the Kardashians” në rrjetin social Twitter. Vetëm pak minuta më vonë, ajo do të shtonte se “i sapolinduri ishte ‘binjaku’ i Chicagos”.

Qartësimi do të vinte më vonë, e bëhej fjalë për distancën e shkurtër kohore të lindjes së vajzës dhe djalit të fundit të çiftit, teksa shkruante se “jam e sigurtë që ai do të ndryshojë, por për momentin duket fiks si ajo”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel