Në Kolumbi, një çift venezuelian, pikturon portrete të karaktereve ikonike në kartëmonedhat bolivariane për t’ia rritur vlerën atyre. Monedha vendase është goditur rëndë nga hiper-inflacioni ndaj ky çift, falë artit të tij e bën atë të vlejë më shumë se dollari.

Për mua kjo do të thotë ti jap vlerë kartëmonedhës. Është edhe një mënyrë proteste që ndihmon kartëmonedhën të ketë një vlerë dhe të mos përfundojë në koshin e plehrave”, tha Javier Ceballos, artist venezuelian.

Artisti i rrugës vizaton shpesh në kartëmonedha imazhin e Pablo Escobarit. Madje ka ndodhur që kur e kanë parë atë, njerëzit kanë debatuar

“Njëri thoshte: ai është vrasës. Tjetri reagonte: jo është një hero! I ka blerë shtëpi njerëzve. Ndërsa unë…thjeshtë qëndroja i heshtur…nuk di asgjë”, vazhdon rrëfimin Ceballos.

Të huajt impresionohen jo pak kur artistët u tregojnë atyre vlerën e vërtetë të kartëmonedhës, me të cilën nuk mund të blesh as një cigare në Venezuelë. Ata sidoqoftë, e gjejnë artin e tyre shumë krijues. Dhe ky çift të rinjsh, sigurisht që ka gjetur një mënyrë shumë origjinale, për të përfituar nga diçka thuajse e rrënuar, siç është në këto momente kartëmonedha bolivariane.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel