Bojken Lako vazhdon të mbetet një nga artistët më të dashur të publikut shqiptar. Duke qenë gjithmonë i lidhur pas muzikës, Bojkeni kohët e fundit, pas një karriere të gjatë muzikore 25 vjeçare, të cilën e finalizoi me një koncert recital, për të qenë më afër me fansat e tij kohët e fundit ka ardhur me dy krijime muzikore.
“Home” dhe ” Dance on the Weekend”, të cilat janë bërë menjëherë pjese e Top List. Dy këngë të cilat janë finalizuar pas një bashkëpunimi të kantautorit me disa producentë të rinj , të rrjetit Bulza. Krijimet muzikore janë shoqëruar edhe me video klipe, ndërkohë që në krijimet e reja duket se këngëtari i është larguar muzikës “rock” dhe me vjen me stil retro-dance, alternative pop dhe jo vetëm kaq të ndërthurur me motive të muzikës popullore shqiptare.
Top Channel