Duke dashur të reklamojë kompaninë e re të marijuanës, “Ignite”, Dan Bilzerian sfidoi modele me bikini që të vraponin për 5 minuta mbi një pistë vrapimi me shpejtësi të lartë, për të fituar 30 mijë dollarë.

Sfida transmetohej “live” në Twitch, rrjetin shoqëror që njihet për lidhje të drejtpërdrejta. Por ja që veshja me bikini dhe format e trupit të modeleve kanë qenë përtej asaj që mund të lejonte rrjeti shoqëror. Llogaria iu mbyll menjëherë pas videos.

Ajo që mendohet se ka bërë t’i mbyllet llogaria, është sepse videoja është vendosur me xhirim të ngadaltë duke treguar më shumë se ç’duhet nga modelja e kolme. Siç mund ta shihni dhe në fotot e mëposhtme, kjo “goditje” për Bilzerianin ka qenë aq “e rëndë” sa ai ka nisur një ekskursion me shoqet.

Top Channel