Ju duket e mërzitshme puna që bëni? Ndoshta keni të drejtë, sepse ka fatlumë që kërkohen edhe për punë të tilla.

Oferta për punën që është një ëndërr për shumë veta, është postuar në faqen e “HushHush”, që është si “Amazoni” i miliarderëve.  Ata kanë shumë jahte të listuar për shitje e për qira, dhe kërkojnë një person që t’i testojë se sa të rehatshëm janë.

Për të merituar jo pak por 1900 dollarë në javë, punonjësit duhet “t’i dalë kurrizi” nga mëngjesi në darkë duke ngrënë, duke fjetur e duke jetuar në jaht për shtatë ditë.

Më poshtë keni jahtet më të mira të vitit 2018 që për dikë mund të jenë vend pune.

FOTO GALERI
1/14
Azimut Grande 35M

Top Channel