Bastexhinjtë në të gjithë botën, nuk flenë të qetë. Pasi kanë shpenzuar energji dhe para në ditën e lindjes, tani është momenti për të lexuar përllogaritjet dhe statistikat historike dhe për të imagjinuar se cili do të jetë emri i fëmijës së parë të Herrit dhe Megan Markle.

Sidoqoftë, pjesa dërrmuese e bastexhinjve, nuk kanë dyshime. Sipas tyre, i ardhuri i ri në familjen mbretërore do të quhet Artur apo Eduard.

Për zgjedhjen e emrin nuk ka detyrime mbretërore, por pallati i Bakingamit nuk e ka fshehur asnjëherë se preferon emrat që nderojnë paraardhësit. Ndokush është i bindur se do të quhet Filip, për ti bërë homazh gjyshit të Herrit. Sidoqoftë, nuk duhet nënvlerësuar rëndësia e emrit të dytë, të tretë e pse jo edhe të katërt…

Bebja e re do të jetë i shtati në linjën e fronit, por kjo nuk e bën atë automatikisht një princ. Ishte mbreti Xhorxh i V ai që kufizoi përdorimin e titullit. Vetëm mbretëresha mund të bëjë tani një përjashtim, siç ndodhi edhe me rastin e dy fëmijëve më të vegjël të Uilliamit dhe Kejtit që janë shpallur princesha Sharlot dhe Princi Luis, falë një amendamenti të kërkuar nga vetë sovrania.

Sidoqoftë, pritja sapo ka filluar. Dhe vetë bastexhinjtë e kanë të pamundur të parashikojnë se kur do të shpallet emri i foshnjës së Herrit dhe Meganit. Por duhen mbajtur sytë hapur…me shumë gjasa, njoftimi i emrit do të bëhet në një postim në rrjetet sociale.

Top Channel