Wake Up/ Artistja që krijon kukulla jo të zakonshme duke përdorur argjilen

07/05/2019 12:32

Lorna Çekixhi prej vitesh i është dedikuar krijimit të kukullave që personifikojnë karaktere aspak tradicionale, duke përdor argjile.

Personazhet e saj nuk janë pasion i ri, por një evolim i asaj që ka bërë që në fëmijëri, pasi ka vizatuar dhe pikturuar karaktere filmash vizatimore si dhe personazhe të krijuar nga imagjinata.

Zakonisht preferon të krijojë personazhe pa referenca, duke marrë argjilen dhe duke e modeluar deri ne momentin që sheh diçka që i pëlqen dhe më pas i jep jetë duke e pikturuar apo duke e plotësuar me një kostum dhe në disa raste dhe me një skenë shoqëruese nga pas për ta futur personazhin në një situatë të caktuar.

Top Channel