Met Gala, eventi i përvitshëm i bamirësisë për institutin e kostumeve të muzeut metropolitan të artit në Nju Jork, konsiderohet një nga eventet më të mëdha të modës në botë.

Eventi është i njohur për listën ekskluzive të të ftuarve, biletat e shtrenjta të tij dhe mbi të gjitha, kostumet ekstravagante, bazuar në një temë të ndryshme, çdo vit. Këtë vit, tema ishte Kampingu; shënime mbi modën, e kjo koinçidon me një ekspozitë të pritshme në Met’s frymëzuar nga shkrimtarja amerikane dhe aktivistja politike, Susan Sontag dhe eseja e saj e 1964, shënime në kamp.

“Më hutoi pak tema, ‘Kamping’. Isha gati të merrja me vete jastëkun tim dhe të flija gjithë natën. Ne do të bëjmë kamping gjithë natën! Dhe më pas, mendova: jo e dashur, nuk është ai lloj kampingu”, tha Céline Dion,

Kostumet e këtij viti, ashtu si edhe ekspozita, u bazuan tek ironia, humori, parodia, artificialja, teatralja dhe ekzagjerimi. Dhe këtu, ajo që shkëlqeu më shumë, ishte Lady Gaga, që arriti në tapetin e kuq me një fustan të ekzagjeruar ngjyrë rozë, por që nuk ishte ekzaktësisht ashtu siç dukej në pamje të parë.

Në vetvete, ai fustan, mbante plot tre kostume…

Shkëlqyen dhe shokuan në tapet të kuq edhe të tjerë emra, që nga legjendat Cher dhe David Bowie e deri tek Kety Perry, e veshur si një shandan, Cardi B me tapetin e saj personal të kuq, stilisti i Guccit Alessando Michele, këngëtari Harry Styles, superstari i tenisit Serena Uilliams etj, pa harruar botuesen e jashtëzakonshme të Vouge, Anna Wintour.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA