Argjentina ka ekspozuar në një muze fustanet e Evita Peron, 100 vite pas lindjes së saj. Evita Peron, e njohur gjerësisht si Evita, është zonja e parë më e famshme e vendit, dhe 100 vjetori i lindjes së ikonës, po shënohet kudo në vend.

“Sipas mendimit tim, Evita ishte një feministe pa asnjë dyshim dhe një revolucionare në kohë paqeje po ashtu. I them të dyja këto pasi ajo shkelte dhe vendoste rendin. Por më e rëndësishmja është se ajo hapi dyert dhe rrugët për shumë femra duke folur për barazinë dhe luftonte që të pasurit të mos ishin shumë të pasur dhe të varfrit jo shumë të varfër”, shprehet Cristina Alvarez Rodriguez, mbesa e Eva Peron.

Evita Peron, ishte një aktore e shndërruar në zonjë të parë dhe politikane. Eva Peron, adhurohej nga shumë kush dhe vdiq nga kanceri kur ishte vetëm 33 vjec. Ajo është bërë madje edhe objekt i një muzikali që mban vulën e Endriu Lloyd Weber.

Top Channel