
Punonjësja seksi e Bashkisë së La Plata në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires, Sonia Pellizzari, e cila u bë e famshme falë postimeve “hot” në Instagram është shkarkuar nga puna.
Super-bomba e administratës është larguar nga detyra që mbante, pasi në internet nisi të qarkullonte një video e saj porno, ku ajo shkonte në shtrat me një djalë, por 28-vjeçarja e mohon të jetë prostitutë.
Sonia trajtonte çështjet e administratës në La plata, por shfrytëzonte edhe format e saj seksi për të bërë një jetë luksoze, duke postuar në Instagram dhe Youtube foto dhe video nga përditshmëria e saj por me përmbajte të nxehtë.
Por ka qenë videoja erotike që i shkatërroi karrierën. Biondia mahnitëse është justifikuar duke thënë se paga e saj nuk ishte e mjaftueshme dhe ajo kurrë nuk e kishte mbajtur të fshehtë jetën e saj të dyfishtë.
Sonia filloi të punojë për këshillin lokal të Buenos Aires në vitin 2011, përpara se t’i hynte edhe modelingut e të bënte video erotike në vitin 2017.
Top Channel