Supermodelja ruse “lë kokën” pas futbollistit kolumbian (Foto)

05/05/2019 21:23

Edhe pse Bayern Munchen ka vendosur të mos e blejë, James Rodriguez ka fansa të shumtë në të gjithë botën, me Helga Lovekaty që kryeson listën.

Bukuroshja ruse e ka pranuar se është fanse “e çmendur” e James që në kohën kur ky i fundit ishte i martuar me Daniela Ospinën dhe nuk ishte i disponueshëm për aventura të tjera.

Megjithatë, në verën e vitit 2017 James i dha fund martesës dhe me ndihmën e ish-shokut të tij të skuadrës, Cristiano Ronaldo, ka mundur të vendosë kontaktet me modelen ruse.

Helga është një nga femrat më të ndjekura në rrjetet sociale, ku ndan shpesh me fansat, foto mjaft “të nxehta”, por nuk dihet ende asgjë për raportin e saj aktual me James Rodriguez.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel