![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/mm_sd-1-800x450.jpg)
Ky është “Pylli i fazanëve” në fushën e Maliqit. Këtë emër e mban që në vitet ’60-e, kur nga kënetë, dora e njeriut e ktheu në një zonat më të gjelbëruara e të populluar nga shumë lloje të veçanta shpendësh.
Pas vitesh braktisjeje, edhe në këtë pyll kanë filluar investimet e para, duke bërë që të rikthehen shumë shpejt dhe banorët e tij
Fazanët janë kthyer rishtazi në pyllin që mban emrin e tyre. Vladimir Çani prej vitesh kujdeset për shpendin që i shtohet hijeshia në vjeshtë nga ngjyrat.
Me shumë dashuri dhe pasion ai tregon se kohën më të madhe të ditës e kalon me fazanët duke u kujdesur për ta
Pylli i fazanëve” ndodhet 10 km larg qytetit të Korçës dhe vetëm 2 km larg qytetit të Maliqit. Ai ka një sipërfaqe prej rreth 50 Ha, dhe gëzon statusin e monumentit natyror.
Në pranverë kur të gjithë synojnë të pushojnë mes gjelbërimit, ky pyll është një prej destinacioneve më interesante.
Top Channel