I mori klientin, prostituta i injekton rivales një substancë të panjohur  

05/05/2019 10:10

Një grua nga Tennessee është akuzuar për sulme të rënda, pasi thuhet se kishte sulmuar një  femër me gjilpërë, sepse i kishte marrë klientin.

Ashley Garlit, 24 vjeçe, u akuzua se të premten kishte sulmuar një 33-vjeçare, duke i injektuar një gjilpëre në një stacion benzine në Nashville.

Substanca që ndodhej brenda gjilpërës, është ende e panjohur dhe  gruaja deklaroi në Departamentin e Policisë Metropolitan Nashville se ndjeu një ndjesi të menjëhershme djegieje kur gjymtyra e saj u shpua me gjilpërë.  Tashmë ajo po merr mjekim në  spital.

Top Channel