Make-up artisti nga Kosova që sjell ‘metamorfozën’ tek nuset  (Foto)

03/05/2019 09:42

Një nga temat më të diskutuara në çdo dasmë është pamja e nuses. Flokët, fustani, dhe make-upi i saj gjykohet dhe flitet më shumë se ushqimi apo vendndodhja. Shumica e nuseve kujdesen shumë për paraqitjen e tyre në atë që ndoshta është dita e më e rëndësishme dhe shpesh i nënshtrohen punës së madhe për t’u bërë edhe më e bukur dhe interesante.

Arbër Bytyçi, i cili vjen nga Prizreni, në Kosovë, është i specializuat në përmirësimin e karakteristikave somatike të grave.

Për të kuptuar se sa Arbëri është vlerësuar, madje edhe ndërkombëtarisht, mjafton të hedhim një vështrim mbi punën e tij në internet. Deri tani, artisti i make-up ka grumbulluar mbi 262,000 ndjekës në Instagram, duke ndarë rregullisht fotografitë e punës së tij. Përveç projekteve të ndryshme të modës dhe bukurisë, një pjesë e rëndësishme e postimeve të tij  janë fotografitë para dhe pas të nuseve me të cilat ai puno dhe transformimet e tyre të jashtëzakonshme.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA