Një baba 32-vjeçar është duke u mbajtur nga autoritetet dhe pret të dëbohet nga Britania, ku është i martuar me një vendase, (dhe ka fëmijë britanikë), ngaqë futi në mënyrë të paligjshme mbesën e lënduar rëndë, për t’i shpëtuar jetën.

“Unë nuk jam trafikant qeniesh njerëzore. Njerëzit duhet ta kuptojnë këtë. E bëra për t’i shpëtuar jetën vajzës së vogël dhe nuk pendohem”, tha kurdi irakian, Ibrahim Ismaili.

Ai ka hyrë në Britani që në vitin 2003, kur ishte 16 vjeç. Një vit më pas mori bashkëshorte britanike. Çifti ka dy fëmijë tani, 10 dhe 14 vjeç. Ata kanë jetuar gjithnjë bashkë, por tani burri është në qeli dhe pret të dëbohet në Irak.

“Mua s’më lidh asgjë me Irakun tashmë. Kam ardhur këtu që kur isha adoleshent. Dua të jetoj me gruan dhe fëmijët”, tha ai për mediat.

FOTO GALERI
1/4
Në dhjetor të vitit 2015 ai zbuloi se mbesa e tij 5 muajshe kishte rënë në një zjarr dhe i ishte djegur 50% e trupit.

Top Channel