Wake Up/ Altea, fituesja e “The Voice Kids” frymëzohet nga Vaçe Zela

02/05/2019 12:36

Altea Ali është fituesja e edicionit të tretë të “The Voice Kids Albania”. Zëri dhe talenti i saj u vunë re që në audicionet e fshehura e deri në natën finale ku ajo dhe triumfoi. Artistja 12 – vjeçare në këtë rrugëtim të saj ka qenë pjesë e skuadrës së Aleksandër dhe Renis Gjokës.

Altea  ka jetuar për disa vite në SH.B.A me familjen e saj dhe është rikthyer në Tiranë në dhjetor të vitit 2017  për të marrë pjesë në “The Voice Kids 2”, pa e ditur që audicionet fillonin më shpejt dhe meqenëse ajo prej kohësh e kishte shfaqur këtë dëshirë nuk hoqi dorë kurrsesi për t’u bërë pjesë e audicioneve të “The Voice 3”.

Ajo ka qenë shumë e vogël kur prindërit e saj e kuptuan se ka talent në të kënduar dhe për këtë arsye ka marrë edhe disa leksione në kanto. Duket se lidhja e saj me muzikën nuk është e rastësishme, pasi ajo përveç se këndon shumë bukur, di të luajë edhe në piano.

Top Channel