Po nga gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Edi Rama ka sqaruar se Këshili i Europës deklaroi se në qershor do të jepet vendimi pozitiv për çeljen e negociatave për në BE, ndërsa shtoi se i vetmi problem i “miqve gjermane është se koha fizike për diskutimin në Bundestag është tejet e shkurtër dhe këtu ka një detaj tjetër për ata që duan të kuptojnë”.

“Kancelarja Merkel dhe nënkryetari i CDU që ka folur vetë shumë qartë, na kanë pritur me shumë respekt dhe e kanë vlerësuar progresin, jo vetëm që nuk bëhet llaf se vendi e ka derën e mbyllur por na kanë siguruar.

Nga një anë vitin e kaluar jo ne, po KE shkroi e zeza mbi të bardhën se në qershor do të jepet vendimi pozitiv dhe në fund të vitit do të bëhet konferenca ndërqeveritare dhe nga ana tjetër shumë e rëndësishme për faktin e procesit të vendit, pikërisht se i kishte bërë detyrat i është lejuar të nisë një proces që përndryshe tradicionalisht niset kur negociatat hapen zyrtarisht dhe këtë proces e kemi nisur dhe kryer sipas parametrave.

Pse KE vendosi të nxjerrë raportin në fund të majit, për të mos e nxjerrë gjatë zgjedhjeve të PE dhe për të mos e kthyer rekomandimin e pritshëm pozitiv si mish për top për fushatat në ato vendet ku problemi nuk është as ecuria faktike e vendit tonë për dinamika e brendshme elektorale dhe politike.

Është folur për shtator nga pala gjermane por kurrsesi për mos çeljen e negociatave. Sa për Francën duhet pritur me durim përfundimi i zgjedhjeve evropiane në maj”, tha Rama.

Top Channel