Drake ka thyer rekordin e numrit të çmimeve në Billboard Music Awards duke çuar në shtëpi 12 të tilla; mes trofeve të reperit renditej dhe ajo e “albumit më të mirë”, “artistit më të mirë mashkull” si dhe nderimi kryesor Ii mbrëmjes “Top Artist”.

Kanadezi mposhti emra të tjerë të njohur Cardi B, Ariana Grande, Post Malone e Travis Scott. Njeriu te cilit ia drejtoi falënderimet e tij kur u ngjit ne podium, ishte e ëma.

“Pavarësisht se sa kohë mu desh të kuptoja se çfarë doja të bëja në jetë, ti ishe gjithmonë aty për mua, për të më dhënë kurajo dhe tani, i kemi hyre një super udhëtimi”, u shpreh ai.

Me çmime dolën nga kjo mbrëmje edhe Ariana Grande, qe u konsiderua artistja më e mirë femër, Cardi B e shpërblyer dhe ajo me mjaft çmime, e Luke Combs që u shpall artisti më i mirë country.

Ndërkohë, edhe këngëtarja me prejardhje shqiptare Bebe Rexha, megjithëse nuk ishte e pranishme në spektakël, arriti të sigurojë një çmim. Kënga mjaft e suksesshme e saj “Meant to be”, të cilët e interpreton së bashku me grupin Florida Georgia Line, është shpërblyer në kategorinë “ albumi më i mirë i muzikës country“.

Top Channel