Ditën e premte me datë 3 maj në Universitetin e Arteve në orën 19:00 do të mbahet Double Koncerti “Passions”.

Pianistja Merita Rexha Tërshana dhe pianisti Amir Xhakoviq së bashku me Orkestrën e RTSH-së, do të luajnë muzikë  të bukur dhe pasionante, ashtu siç mban dhe emrin ky koncert.

Dirigjent është vetë kompozitori belg, Piet Jozef Swerts i cili për herë të dytë do të luaj këtë vepër pas premierës së dhënë në Belgjikë para disa javësh, por theksojmë se është hera e parë që ai vetë e dirigjon. Me dy piano dhe orkestër, është një formacion jo shumë i zakonshëm, por që sjell një muzikë melodike dhe me energji pozitive.

Top Channel