
15/09 11:27
Pamjet e publikuara këtë të martë nga Policia e Shtetit janë kapur nga një kamera sigurie në parkimet e një pallati në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Tiranë.
Për shkak të vjedhjeve të ndodhura në këto ambiente është ngritur edhe gracka, ku ka rënë një 41-vjeçar nga Kavaja, hajdut serial.
Siç duket nga pamjet, hajduti është duke kaluar derën e parkimeve rreth orës 4:30 të mëngjesit, por brenda ndodheshin policët, të cilët e kanë arrestuar menjëherë.
Pasi është marrë në pyetje, ai ka treguar edhe disa vjedhje të tjera në mënyrë të ngjashme, në zona të ndryshme të kryeqytetit. Në shënjestër kishte garazhet e automjeteve.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1431557213653838/
Top Channel