Parandalohet dhe goditet një tjetër rast me lëndë narkotike, falë bashkëpunimit me qytetarët në Sarandë. Policia raporton se ka sekuestruar 10 kilogramë lëndë narkotike në një automjet dhe arrestuar dy poseduesit.

Bllokimi i automjetit të dyshimtë është bërë  në fshatin Mursi të Konispolit.Pas kontrollit të ushtruar në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi 10 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Menjëherë iu bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, shtetasit L.K., 53 vjeç, dhe shtetasit tjetër shoqërues J.Sh., 31 vjeç, të dy me banim në Gjirokastër. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA