Trupi i pajetë modeles Caroline Bittencourt është gjetur gjatë operacionit të kërkimit për të, pas raportimit se kishte rënë në det gjatë një stuhie në San Paulo.

Bashkëshorti i saj, Jorge Sestini, u shpëtua të dielën rreth dy orë pasi u hodh në ujë për një përpjekje të dështuar për t’i ardhur në ndihmë modeles.

Babai i modeles, Orley, i cili mori pjesë në kërkimin e 37-vjeçares konfirmoi për mediat të hënën pasdite se ishte gjetur trupi i pajetë i vajzës së saj.

Një nga shoqet e modeles, ka deklaruar se modelja 37-vjeçarja ishte hedhur në det pasi kishte parë që gjatë stuhisë dy qenushët e saj kishin rënë në ujë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel