Erëra afrikane frynë për koleksionin e ri të Diorit, prezantuar nga Maria Grazia Chiuri në Marakesh, kryeqyteti i turizmit në Marok.
Rreth 800 persona të konsideruar si të privilegjuar, klientë besnikë, gazetarë e personalitete me ndikim, u ftuan në shfaqjen e zhvilluar në rrënojat e pallatit të vjetër “Badi”, sfondi i të cilit ishte kthyer në një skenë spektakolare për ta bërë të dukej si një botë ëndrre.
Në mesin e yjeve të pranishëm ishte dhe aktorja e “Hollywood”-it, Jessica Alba. 89 modele nga e gjitha bota i treguan publikut një përzierje pëlhurash e ngjyrash.
“Në ditët tona të gjithe flasin për ndryshimet, por asnjë nuk përmend të përbashkëtat”, tha Maria Grazia Chiuri, duke treguar në këtë mënyrë se nga e kishte marrë frymëzimin për këtë koleksion.
Propozimi i saj ishte praktikisht një rikthim te tradita, duke ruajtur ndërkohë motivet ikonë të Diorit, me printet e veta tradicionale dhe copat prej pambuku.
Spektaklin, Chiuri e çeli me një krijim të dizajnerit afrikan Pathé Ouedraogo Pathé’O.
“Christian Dior Couture” pati një performancë të jashtëzakonshme tremujorin e parë të vitit 2019 për të gjitha kategoritë e të gjitha rajonet, sipas të dhënave të publikuara nga grupi “Bernard Arnault”, që përfshin më shume se 70 marka.
Top Channel