Ujëvara e Sotirës mbetet një nga destinacionet më të bukura turistike, jo vetëm të Gramshit, por të të gjithë vendit.

Ujëvara ndodhet rrëzë malit të Tomorrit, me dy rrjedha të mëdha uji që burojnë nga shkëmbi. Ujëvara e Sotirës u promovua vetëm pak vite më parë, e tashmë është shndërruar në një prej destinacioneve më të frekuentuara të turizmit malor. Ajo ka mahnitur vizitorët e shumtë.

Edhe pse ndodhet 20 km nga Gramshi, infrastruktura lë për të dëshiruar, por ndoshta ky është edhe shkaku, që ambienti këtu është i pastër dhe natyra fal mrekulli. Por, për ta shndërruar në një destinacion masivisht të frekuentushëm nevojitet ndërhyrje në infrastrukturë.

Nuk janë të pakta vendet që mund të vizitohen në Gramsh, duke u ndalur te liqeni i Banjës, kanionet e Holtës, ujëvara dhe shpella e Kabashit, liqenin e zi etj..

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA