Në moshën 88-vjeçare, Omara Portuondo është një legjendë muzikore që ende shëtit nëpër botë me muzikën e saj.
Këngëtarja e grupit të njohur kuban “Buena Vista Social Club” po jep turneun botëror të lamtumirës, “Puthja e fundit”, me të cilin u ndal në Nju Jork.
“Ne kubanët jemi të nxehtë, e duam ritmin, gëzimin dhe jetën… Unë kam dëgjuar që e vogël muzikë. Kam kënduar në kore shkolle dhe e kisha dhunti. Më quanin ‘kënga’. Më thonin eja këndo, sepse ta ka falur natyra”, tha Omara Portuondo.
Kanë kaluar më shumë se 20 vite, që kur një grup këngëtarësh u mblodhën së bashku në Havana për të ringjallur muzikën e para revolucionit.
“Buena Vista Social Club” u bënë të njohur në mes të viteve ’90, fituan një çmim “Grammy” dhe shitën miliona kopje albumesh në të gjithë botën.
Top Channel