Laguna e Nartës me një sipërfaqe prej 42 km katror është një nga lagunat më të rëndësishme në vendin tonë. Prej disa vitesh pasi hyri në fuqi ligji i moratoriumit të gjuetisë janë shtuar dhe shumë shpendë, të cilët tashmë këtë lagunë e kanë habitatin e tyre, flamingot, pelikanët, rosat e egra etj.

Duke  e bërë këtë zonë një atraksion turizmi jo vetëm për bukurinë natyrore që ofron, por edhe këta shpend që zbukurojnë lagunën e Nartës.

Ka shtim jo vetëm të flamengove por edhe të shumëllojshmëri zogjsh  dimërues ujorë këtu në lagunën e Nartës. Kemi numëruar rreth 6 mijë flamengo. Kemi çafkën e bardhë, të vogël. Kemi e bardhë të madhe, kemi pelikanin kaçurrel, që kemi numëruar 10-20 pelikanë kaçurrelë këtu në lagunë. Janë rreth 34 lloje shpendësh dimërorë ujore këtu, që janë numëruar këtë vit në Nartë. Janë rreth 1700 individë”, tha Florian Rustemi, specialist i zonave të mbrojtura

Flamingot, janë kthyer në banorë të përhershëm të lagunës së Nartës dhe sipas specialisteve këta zogj nuk po shtegtojnë më.

Përveç bukurisë së zonës apo kishës së “Shën Mërisë” dhe ishullit të Zvërnecit, flamingot me qëndrimin e tyre unik mbi një këmbë, janë një  arsye më shumë për të vizituar këtë pjesë të bukur të Shqipërisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA