23/11 21:02
Edhe pse gjithë java kishte qenë e ngrohtë, duke i gënjyer njerëzit aq sa për të festuar nën diell, fundjava britanike solli një stuhi të fortë, “Hana”, që la 25 mijë banesa pa energji elektrike.
Një erë e fortë pushtoi gjithë ishullin britanik, duke shkaktuar dëme nga më të ndryshmet, që nga Uellsi e deri në Londër, ndërkohë që në Irlandë u dha alarmi për “Shi të Verdhë”.
“Shi i verdhë” nuk është shi me përbërje kimike, por një kod me ngjyra që përdoret për shkurt nga shërbimi meteorologjik britanik, për të treguar se sa serioze është situata. Nëse thuhet “shi i verdhë”, do të thotë që ka pasur rrezik për jetën.
Dallgët nga stuhia e frikshme arritën deri në 10 metra.
Top Channel