Social Demokratët e Danimarkës fitojnë më shumë vota, por pa shumicë parlamentare, priten negociata të vështira
Tani është 15 vjeç, por kur ishte 12, Mustafai ishte dërguar në disa kampe të ISIS nga babai i tij.
Atje i kishin dhënë detyrën të ndihmonte me prerjen e kokave, duke bërë foto e duke hedhur trupat larg kampit.
Ai mban mend se si i ishte dridhur gjithë trupi kur kishte parë prerjen e parë të kokës, por kishte heshtur. Detyra e tij ishte vetëm që t’i bënte fotografi kufomës dhe kokës së prerë, për të vërtetuar që ishte kryer puna. Pastaj tërhiqte trupat e gjakosur që t’i zhduknin. Në total, Mustafai e kishte ndihmuar të atin me gjashtë prerje kokash.
Sot 15 vjeç, djaloshi e dha këtë intervistë të tmerrshme për median MEMRI, që vepron në Lindjen e Mesme. Ai tregon se babai i tij mbante dhe tri gra si skllave, të cilat ishin kapur nga fiset Jazidi, në Irak. Ato i mbante në shtëpi, vetëm për të pastruar.
Ndërsa të birin e merrte në luftime dhe e rrihte keq sa herë që shfaqte shenja frike. Këtij makthi, Mustafi i shpëtoi vetëm pasi u arrestuan në Al Tabka, vitin që shkoi. Sot jeton në një qendër rehabilitimi, ku ka nisur t’i shoh gjërat e tmerrshme që ka kaluar me një tjetër sy.
Top Channel