Kremtimi i Pashkës ortodokse në Korçë ka mbledhur mijëra besimtarë në shesh, para kishës katedrale.

Besimtarët kanë pritur në mesnatë ringjalljen e Krishtit, pasi kanë ndjekur ceremoninë fetare të rastit, të drejtuar nga mitropoliti, imzot Joani, dhe kleri ortodoks.

Së bashku me urimin, besimtarët kanë marrë flakën e shenjtë apo dritën e hyjit, që simbolizon mbarësinë për çdo familje, shoqëruar edhe me trokitjen e vezëve të kuqe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA