Në Krime, një mace e quajtur “Pusha” ka “adoptuar” 4 bebe ketra të mbetura jetime, e po i rrit ato bashkë me kotelet e veta.

Sipas stafit të një parku në miniaturë në Bakhchysarai në Krime, ku jeton familja jokonvencionale, ketrat ishin fillimisht të frikësuar nga nëna adoptuese mace.

Sipas kujdestarëve, u desh pak kohë që kafshët të mësoheshin me njëra-tjetrën.

Tashmë bebet ketra ushqehen, luajnë dhe flenë të kënaqur në shtëpinë e tyre të re. Kujdesi për 4 ketra dhe 4 kotele mund të jetë pak lodhës për “Pusha”-n, që nuk mund t’u sigurojë atyre qumësht të mjaftueshëm.

Por, sidoqoftë, asnjë nuk mbetet i uritur, pasi kujdestarët e parkut sigurohen që t’u japin të vegjëlve qumësht dhie, që ua vendosin madje në shishe të vogla me beberon.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA