E ndërsa flakët përpinin “Zonjën tonë”, njerëzia, si fëmijët e saj ndalej të bëhej bashkë në këtë dhimbje të trishtë, nën tinguj lutës për shpëtimin e saj…

Një e nga një, ashtu si atëherë në vitin 1163, kur u hodh guri i parë i saj gjatë mbretërimit të Luigjit të VII dhe në prani të Papa Aleksandrit të III-të.

E ndoshta për herë të parë në këta 8 shekuj a më shumë, në ditën më të shenjtë të besimtarëve të krishterë, “të dielën e shenjtë”, tingujt buçitës të kambanave të “Notre Dame” heshtën.

“Notre Dame është e shkuara jonë, kultura jonë. Njëkohësisht është diçka që na futi drejt reflektimit mbi të shkuarën e një France në ndryshime të thella. Është një dramë, dramë e vërtetë. Mendoj se një aksident i tillë e gjeti Francën të papërgatitur”, shprehet Jean-Marie Mongin, botues i “L’Esprit du Temps”.

“Zjarri i Notre Dame ishte i tmerrshëm, por nga ana tjetër, ai i tregoi të gjithë botës sesa i fortë ishte ky simbol përbashkues për shoqërinë franceze, e cila shpesh është e ndarë, shpesh është revolucionare dhe shpesh madje e dhunshme. Por e pamë sesi menjëherë u prek një simbol paqeje”, tha Frédéric Mitterrand, ish-ministër francez i Kulturës, nipi i ish-Presidentit francez, François Mitterrand.

“…por e dini se cila është gjëja më e rëndësishme për të thënë sot? Ajo që zjarrfikësit dhe zjarrfikëset bënë një punë të shkëlqyer dhe asnjë jetë njerëzore nuk humbi gjatë atij aksioni tepër delikat e të rrezikshëm”, u shpreh Christoph Girard, zv.kryebashkiak i Parisit.

Të thënat e të pathënat e tragjedisë kulturore në Paris, ndiqini mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në “Exclusive: Notre Dame, kur bien shenjtorët”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA