Në rang global, sëmundjet alergjike po njohin rritje, sidomos në vendet e industrializuara. Një në 3 fëmijë është i ndjeshëm ndaj alergjenëve të zakonshëm.
Ndërsa një në 10 fëmijë sot në vendet e zhvilluara, kanë alergji të traktit respirator. Gama e gjerë e alergjenëve po zgjerohet çdo ditë e më shumë dhe ndjeshmëria e njerëzve po bëhet më e madhe si ndaj ushqimeve që shkaktojnë alergji ashtu edhe ndaj medikamenteve.
Një tjetër faktor mjaft serioz në shkaktimin e alergjive. Jo me kot mjekët pyesin vazhdimisht përpara lëshimit të recetave mjekësore lidhur me reagimin në organizëm. Një nga simptomat më kërcënuese për jetën është edhe Anafilaksia.
Një gjendje shoku e menjëhershme ndaj pacientit duke shkaktuar enjtje në pjesë të fytyrës dhe vështirësi në frymëmarrje. Jo më pak të rendësishme janë edhe alergjitë e stinës shkaktuar nga poleni i luleve apo edhe rrezet e diellit.
Më të ndjeshëm janë gjithmonë fëmijët, megjithëse nuk ngelen pas të rriturit dhe moshat e treta. Por si t’i dallojmë alergjitë? Si të kujdesemi për to?
Çfarë na rrezikojnë në shëndetin e përgjithshëm? A është imunoterapia zgjidhje për alergjitë? Gjithçka në Hipokrati, sonte ora 18:20 në Top Channel.
Top Channel